Amerikanët festojnë Ditën e Përkujtimit

Amerikanët festojnë Ditën e Përkujtimit

Sot është Dita e Përkujtimit, një ditë kur amerikanët reflektojnë mbi sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën në shërbimin ushtarak.

Dita e Përkujtimit nderon burrat dhe gratë ushtarakë të Amerikës të cilët kanë humbur jetën e tyre në shërbim të vendit.

Festa mbahet të hënën e fundit të majit, gjatë kohës kur moti bëhet më i ngrohtë dhe shkollat dhe universitetet pezullojnë aktivitetet për pushim veror. Për amerikanët, fundjava e Ditës së Përkujtimit shënon fillimin jozyrtar të verës. Shumë njerëz marrin pjesë në paradë, shkojnë në plazh ose hajnë gatime me miqtë dhe familjen.

Por në thelb, Dita e Përkujtimit është një ditë kur amerikanët reflektojnë mbi sakrificën e atyre që kanë dhënë jetën gjatë shërbimit ushtarak.

Shpërndaje në: