Amerikanët po i stërvitin ushtarët e Kosovës për beteja

Amerikanët po i stërvitin ushtarët e Kosovës për beteja

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u trajnuar se si të reagojnë në fushëbetejë.

“Një ndër objektivat e Forcës së  Sigurisë së Kosovës është shkollimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të saj, me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë  si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat”, ka shkruar FSK-ja në Facebook.

“Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktorëve amerikanë mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë”, transmeton

Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përveç që përfituan në aspektin e njohurive dhe eksperiencave të reja sa i përket reaguesve të parë në fushëbetejë, ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret.

Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog u organizua ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin.

Shpërndaje në: