Amerikanët reagojnë për audio-incizimet që u publikuan në Maqedoni

Amerikanët reagojnë për audio-incizimet që u publikuan në Maqedoni

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar fuqishëm ndaj audio incizimeve të fundit të cilët u publikuan në rrjetet e ndryshme sociale dhe kishte të bëj me disa funksionarë dhe figura publike të etnitetit shqiptarë.

Ambasada e SHBA-së e informon opinionin e gjërë se ligji për privatësin e qytetarëve dhe kallzimtarëve është decid, pasi komisioni i Venedikut tregon qartë se cilët audio inçizime mund të publikohen në opinion. Ambasada rekomandon që të lexohet raporti i Komisionit të Venedikut i cili precizon qartë për audio inçizimet, shkruan Zhurnal.

Ndërkohë Ambasada informon se pëlqim kanë dhënë 4 partitë më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, të cilët janë dakorduar me rekomandimet e Komisionit të Venedikut. Më poshtë e keni postimin tekstual të Ambasadës të postuar në rrjetin social Tëiter.

“Lexo mendimet e Komisionit të Venedikut lidhur me ligjin kallëzimtarëve dhe privatësisë. Katër partitë janë pajtuar që ti përfshijnë rekomandimet e tyre”, shkruan Ambasada Amerikane në Shkup.

Shpërndaje në: