Amerikani padit shkollën pasi mësuesja ia preu flokët vajzës së tij

Periskopi.com Lajme

Babai i një vajze shtatëvjeçare, flokët e së cilës u prenë nga një mësuese pa lejen e prindërve po padit shkollën dhe dy anëtarët e stafit për 1 milion dollarë.

Në padinë e Jimmy Hoffmeyer thotë se të drejtat kushtetuese të vajzës së tij me racë të përzier janë shkelur.

Ai e ka larguar vajzën nga shkolla.

Një hetim nga distrikti shkollor arriti në përfundimin në korrik se ndërsa mësuesja kishte thyer politikën e shkollës, ajo nuk kishte vepruar me paragjykime racore.

Ajo u qortua, por u lejua të mbante punën e saj në Shkollën Fillore Ganiard në Mount Pleasant, transmeton Klankosova.tv.

Jimmy Hoffmeyer i tha Associated Press prillin e kaluar se vajza e tij Jurnee ishte kthyer në shtëpi nga shkolla një ditë me pjesën më të madhe të flokëve në njërën anë të kokës së prerë. Një shok klase kishte përdorur gërshërë për të prerë flokët e gjatë kaçurrelë të Jurnee në një autobus shkollor, tha ai.

Shpërndaje në: