Amerikanja që kurrë më herët nuk ka shikuar futboll, mbetet e shokuar kur shikon Messin në aksion

Amerikanja që kurrë më herët nuk ka shikuar futboll, mbetet e shokuar kur shikon Messin në aksion

Lionel Messi mund të mos jetë duke kaluar sezonin më të mirë të mundshëm te Paris Saint-Germaini, por nuk ka dyshime për gjenialitetin e tij.

Vetëm muajin e kaluar, argjentinasi siguroi ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë në karrierë, duke i ikur për dy të tillë Cristiano Ronaldos.

Secili fans i futbollit duhet ta konsiderojë veten me fat që ka jetuar në epokën e këtij njeriu, transmeton Periskopi.

Kënaqësia e të shikuarit atë duke luajtur futboll çdo javë është diçka që të cilën ne të gjithë me shumë gjasë e kemi marrë si të mirëqenë. Vetëm kur të pensionohet do ta kuptojmë sa i mirë ka qenë ai.

Sidoqoftë, besoni apo jo janë disa njerëz nëpër botë që nuk e kanë parë Messin kurrë duke luajtur futboll.

Jo, vërtetë.

E një prej këtyre njerëzve ishte youtuberja, Tricia Michelle.

Tricia, e cila ka 117 mijë përcjellës në këtë platformë, haptazi e kishte pranuar më 2018 se ajo nuk e di kush është Messi. Kështu, ajo vendosi të postojë një video duke shikuar golat e tij më të mirë dhe përmbledhjen për të mësuar diçka më shumë rreth tij.

Në fakt, ajo thotë se nuk di asgjë rreth sportit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: