Amir Rrahmani shfaqet në konferencë me Spallettin, mes të qeshurash jep mesazh të fortë

Amir Rrahmani shfaqet në konferencë me Spallettin, mes të qeshurash jep mesazh të fortë

Amir Rrahmani e ka pranuar se situata e tij te Napoli ka ndryshuar nën urdhërat e Luciano Spallettit dhe potencoi se lojtarët ‘ndjejnë përgjejgësi’ para ndeshjes decizive kundër Leicester Cityt në Europa League.

Kosovari foli para xhiros së gjashtë dhe të fundit në Europa League nesër, kur Napolit i duhet një fitore që të sigurohet kualifikimi në fazën tjetër, transmeton Periskopi.

No description available.

”Ata janë gjithmonë të veçantë, këto 90 minuta mund të vendosin fatin e dy skuadrave. Është ndeshje e veçantë, duhet të futemi në fushë për të dhënë gjithçka.”

Qendërmbrojtësi pranoi se situata e tij personale ka ndryshuar te Napoli, prej ardhjes së Spallettit në verë.

”Tash po luaj më shumë. Kjo ka ndryshuar,” ka thënë ai. ”Në një skuadër si Napoli, duhet të jenë dy lojtarë në secilën pozitë.

”Në qendër, kemi katër lojtarë të fortë. Trajneri gjithmonë kërkon gjëra të ndryshme nga ne, varet nga kundërshtari.

”Duhet të fokusohemi në atë që kërkon nga ne, marrë parasysh se ndryshon, kështu që duhet gjithmonë të jemi gati. Është një ndeshje e veçantë, të gjithë ëndërrojnë të luajnë ndeshje të tilla dhe gjeni lojtarë të vërtetë këtu, me karakter dhe që e dinë çka duan.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: