Ana më e mirë dhe më e keqe e Mo Salahut nënvizohet në dy momente ku përfshihet Diogo Jota

Ana më e mirë dhe më e keqe e Mo Salahut nënvizohet në dy momente ku përfshihet Diogo Jota

Mohamed Salah ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë që prej kur u transferua nga Roma në verën e vitit 2017.

”Të Kuqtë” shpenzuan 36 milionë euro për egjiptianin, e që tash kjo shumë duket si absolutisht qesharake, transmeton Periskopi.

Salah ka shënuar 97 gola në 156 ndeshje për klubin nga ‘Merseyside’, teksa ka fituar dy herë ”Këpucën e Artë” në Premier League.

Salah nuk shënoi në fitoren 3-1 të Liverpoolit kundër Arsenalit të hënën, por mund të vërehej dëshpërimi i tij për të qëlluar rrjetën.

Pati dy momente ku u përfshi ai në fund të ndeshjes, teksa në të dyja u përfshi Diogo Jota, që tregon anën më të mirë dhe më të keqe të egjiptianit.

Momenti më i mirë erdhi në minutën e 83-të kur ai lansoi një pasim absolutisht brilant për Jotan, i cili nuk arriti ta konkretizonte mg ol.

Shikoni më poshtë.

Vetëm disa momente më vonë, Salah u duk që literalisht ia mori topin nga këmbët bashkëlojtarit duke kërkuar golin.

Topi ishte për Jotan i cili pati një rast shumë të mirë, por egjiptiani ishte tepër lakmitar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: