Analist Abdullahu del në TV në orët e vona: I bëhet bajat tema dhe i humb dëshira për të folur (VIDEO)

Analist Abdullahu del në TV në orët e vona: I bëhet bajat tema dhe i humb dëshira për të folur (VIDEO)

Analisti i mirënjohur politik, Faton Abdullahu, është paraqitur dje në orët e vona të mbrëmjes në një emision të Klan Kosovës – por disa momente të tij kanë qenë vërtet të sikletshme. 

Përsëri z.Abdullahu ka folur për “zhvillimet e fundit” në vend por duket se në shumë momente atij i është bërë “bajate” kjo temë dhe kësisoj ka mbetur pa dëshirën për të folur.

Abdullahu njihet si një analist mjaft i rrjedhshëm gjë që e bën mjaft të çuditshme paraqitjen e mbrëmshme, shkruan Periskopi.

Në një moment ai thotë: “Shiqoni, po ma merr mendja se, se jom pak edhe… po ma merr mendja se ish dashtë në përgjithësi si, ëh, urdhno.”

Ndonjëherë gjatë emisionit fjalitë e tij nuk kishin aspak të kuptueshme, dhe në dukje shkaku i mungesës së dëshirës së tij për të folur përsëri për temën e zhvillimeve të fundit.

Më poshtë keni disa sekuenca nga paraqitja e tij:

Shpërndaje në: