Analist Abdullahu ‘zbulon’ fshatin në zemër të Prishtinës (Foto)

Analist Abdullahu ‘zbulon’ fshatin në zemër të Prishtinës (Foto)

Analisti i famshëm kosovar me emrin Faton Abdullahu ka shkrepur një foto mjaft domethënëse në afërsi të qendrës së kryeqytetit duke zbuluar kësisoji “fshatin” në zemër të tij. 

“Prishtinë, shumë afër qendrës (vjeshtë, 2020).” – e ka përshkruar këtë fotografi z.Abdullahu.

Në fotografinë në fjalë duken një grumbull i madh drunjsh të stivuara ndanë një muri të vjetër lloçi. Grumbulli i madh i drunjve lë të kuptohet se ato shfrytëzohen për ngrohje apo edhe për gatim nga ana e disa familjeve, përcjell Periskopi.

Prishtina së fundi ka propozuar një taksë për hyrje në qendër të qytetit si mjet për të luftuar ajrin e ndotur në qendër të qytetit.

Sidoqoftë, problem shumë i madh për kryeqytetin mbetet ajri i ndotur brenda shumë shtëpive që ende përdorin drunj dhe qymyr për nevojat e tyre.

Një dukuri e tillë është e evidentuar në shumë lagje të kryqytetit, përfshirë edhe ato të përfshira në rrjetin e Termokosit./Periskopi 

Shpërndaje në: