Analist Halimi shpjegon pse VV po e mbron Albinin nga fusnota: Nëse vepron si të tjerët, ku është ndryshimi?

Analist Halimi shpjegon pse VV po e mbron Albinin nga fusnota: Nëse vepron si të tjerët, ku është ndryshimi?

Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të Stabilizim-Asociimit nga drejtuesit më të lartë evropianë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfaqësuar shtetin me fusnotë dhe jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës. Për këtë ka ngjallur reagime të shumta nga pala kosovare, shkruan Periskopi.

Së fundi ka reaguar edhe analisti politik, Afrim Haliti, ku sipas tij arsyetimi se kinse fusnota nuk është vepër e Abinit prandaj edhe nuk duhet kritikuar paraqitja e tij me fusnotë është i njejtë sikurse po të arsyetohej Albini për nepotizëm e korrupsion sepse ato fillimisht kishin ekzistuar para se ai të bëhej kryeministër.

“Ky arsyetimi se kinse fusnota nuk është vepër e Abinit prandaj edhe nuk duhet kritikuar paraqitja e tij me fusnotë është i njejtë sikurse po të arsyetohej Albini për nepotizëm e korrupsion sepse ato fillimisht kishin ekzistuar para se ai të bëhej kryeministër. Çu bë me ndryshimin atëherë?”, ka shkruar Haliti.

Kujtojmë se në vitin 2012, Kurti si opozitar e kishte quajtur ‘tradhti shtetërore’ fusnotën.

“Marrëveshja në Bruksel me Serbinë për pikat kufitare që u degradua në pika kaluese dhe për fusnotën që realisht na kthen te negociatat e Vjenës të vitit 2006, paraqesin tradhti ndaj shtetit të Kosovës që e keni shpallur të pavarur mu në këtë sallë para më shumë se katër vjetësh. Kjo tradhti ndaj shtetit të Kosovës, prej qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës, e ka trimëruar Serbinë që të tregojë se Kosova nuk ka as kufij dhe as Mitrovicë’, pati deklaruar Kurti më 2012./Periskopi/

Shpërndaje në: