Analist Haliti i tregon popullit diçka që duhet ta dijë: Ja ‘shokët’ e Rrahman Jasharajt në Britani

Analist Haliti i tregon popullit diçka që duhet ta dijë: Ja ‘shokët’ e Rrahman Jasharajt në Britani

Analisti Afrim Haliti ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti, ku ky i fundit  që të kishte ndryshime në përfaqësuesit e SBAShK-ut, me fjalë tjera që Rrahman Jasharajn të mos e kishim më si kryesindikalist të punëtorëve të arsimit, shkruan Periskopi.

Haliti përmes një postimi në facebook ka treguar se edhe “udhëheqësi i Unison – sindikatës më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar Dave Prentis ka qenë në detyrë prej vitit 2001 deri në janar të këtij viti. Gordon Taylor në anën tjetër është udhëheqësi më jetëgjatë i një sindikate – plot 40 vjet!”.

Ai ndër të tjera shtoi se kryeministri Kurti po ndërhynë në sindikata duke sugjeruar ndryshimet në undhëheqjen e tyre, mundësisht shkatërrimin e tyre.

“Tek ne, kryeministri Albin Kurti ndërhynë në sindikata duke sugjeruar ndryshimet në undhëheqjen e tyre, mundësisht shkatërrimin e tyre. Kujtojmë që Albin Kurti është i majt. Një majtist regresiv. Kosovë – ky vend i çudirave.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Udhëheqësi i Unison – sindikatës më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar Dave Prentis ka qenë në detyrë prej vitit 2001 deri në janar të këtij viti. Gordon Taylor në anën tjetër është udhëheqësi më jetëgjatë i një sindikate – plot 40 vjet!

Përndryshe sindikatat më MeB janë ndër sindikatat më të suksesshme në botë dhe armikun kryesor e kanë pasur Margaret Thatcherin një kryeministre konservatore e djathtë.

Tek ne, kryeministri Albin Kurti ndërhynë në sindikata duke sugjeruar ndryshimet në undhëheqjen e tyre, mundësisht shkatërrimin e tyre. Kujtojmë që Albin Kurti është i majt. Një majtist regresiv.

Kosovë – ky vend i çudirave./Periskopi/

Shpërndaje në: