Analist Hoxha pas zhvillimit të fundit: S’ka më dilemë, Qeveria Kurti pësoi goditje të rëndë nga Amerika

Analist Hoxha pas zhvillimit të fundit: S’ka më dilemë, Qeveria Kurti pësoi goditje të rëndë nga Amerika

Analisti kosovar, Fadil Hoxha, ka komentuar zhvillimin e fundit e që është reagimi i Ambasadës Amerikane pas mos-ftesës së Kosovës në Samitin për Demokraci, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe Hoxha e ka cilësuar poshtërimin e shtetit të Kosovës nga administrata amerikane si goditje të rëndë ndaj qeverisë së Kosovës dhe jo popullit të Kosovës nga Amerika.

“Amerika nuk ka problem me Kosovën sepse ka bërë gjithçka që ka mundur për lirinë dhe pavarësinë e saj,” – shkruan z. Hoxha.

Sipas tij, problemi i Amerikës është me ata që udhëheqin sot vendin tonë.

Statusi i plotë:

Nuk ka më dilemë – Kosova ka një qeveri që merr goditje të rëndë nga Amerika.

Amerika nuk ka problem me Kosovën sepse ka bërë gjithçka që ka mundur për lirinë dhe pavarsinë e saj.

Amerika ka problem me ata që sot udhëheqin Kosovën andaj Kosova nuk guxon të ketë persona antiamerikanë në pushtet.

Shpërndaje në: