Analist Islami interpreton rezultatet: Prishtina prej sonte mund t’ia urojë fitoren Përparimit

Analist Islami interpreton rezultatet: Prishtina prej sonte mund t’ia urojë fitoren Përparimit

Analisti i mirënjohur prishtinas Dardan Islami i ka uruar fitoren Përparim Ramës së LDK-së pasi mori vesh rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Ai pretendon se rezultatet e deritashme i japin avantazh të thellë z. Rama ndaj z. Vitia, duke thënë që qysh sonte “Prishtina mundet me ja uru postin e kryetarit”.

Islami e ka cilësuar fushatën e Ramës dhe kundërkandidatëve të tij [përveç Arben Vitisë] si fantastike, derisa shton se “Prishtina nuk po i han foret!”

“Arben Vitija ka me u kujtu si nje drejtor i mire dhe minister i dobet, gjersa Rama  kete muaj do ti mobilizoj te gjithe qytetaret drejt nje fitore te padiskutueshme!” – shprehet më tej Islami, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Sonte Prishtina veq mundet me ja uru postin e kryetarit Perparim Rames!

Pas nje fushate fantastike nga te gjithe kandidatet perveq ish ministrit me mindil, Prishtina ma nuk po i han foret! Prizrenin e fiton PDK me ndihmen e LDK ndersa Prishtinen e fiton LDK me ndihmen e PDK!

Arben Vitija ka me u kujtu si nje drejtor i mire dhe minister i dobet, gjersa Rama  kete muaj do ti mobilizoj te gjithe qytetaret drejt nje fitore te padiskutueshme!

Suksese me planet per Prishtinen e re!

Shpërndaje në: