Analist Islami: Ramushi s’bëri reklamë për 400 milionë armatime, Kurti po bën shumë reklamë për 30

Analist Islami: Ramushi s’bëri reklamë për 400 milionë armatime, Kurti po bën shumë reklamë për 30

Analisti i mirënjohur i çështjeve politike, Dardan Islami, ka komentuar paraqitjen e sotme të ministrit Armend Mehaj në komisionin parlamentar për çështje të Sigurisë.

Mehaj ndër tjerash deklaroi se ishin blerë armatime në vlerë prej 32 milionë eurove, ku përmendi “snajperka” dhe “dronë” ndërsa për të tjerat foli prapa kamerave.

E një reklamë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Dardan Islamit.

“Qeveria Haradinaj pati blerë armatime 400 milionë pa u reklamu, gjersa Qeveria Kurti 30 milionë me shumë reklamime!” – ka shkruar ai, përcjell Periskopi.

Gjatë raportimit të sotëm të ministër Mehajt u diskutua edhe për notën diplomatike që thuhet ta ketë bërë ShBA-ja në drejtim të Kosovës për Humvee-t që i ka dhuruar vendit. /Periskopi

 

Shpërndaje në: