Analist Latifi – qeverisë Kurti: Hiqeni atë ndalesë turpi ndaj vllezërve tanë që strehuan mijëra kosovarë në 1999’ën

Analist Latifi – qeverisë Kurti: Hiqeni atë ndalesë turpi ndaj vllezërve tanë që strehuan mijëra kosovarë në 1999’ën

Analisti Blerim Latifi e ka quajtur ndalesë të turpit vendimin e Qeverisë për qytetarët e Shqipërisë që të mos u lejohet hyrja pa tri doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Ai ka thënë se është e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë shqiptarëve të cilët në vitin 1999 i “strehuan në shtëpitë e tyre të varfëra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe”.

Reagimi i tij i plotë:

E pashë protestën e kuksjanëve në Morinë. Është aq e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë! Aq ma tepër që kjo bëhet në emër të disa masave kundër Covid, krejtësisht të paefektshme.

Hiqeni atë ndalesë turpi ndaj vllezërve tanë, të cilët me 1999 i strehuan në shtëpitë e tyre të varfëra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe!

Bllokohet rruga në afërsi të kufirit Kosovë – Shqipëri, qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese nga Qeveria

 

 

Shpërndaje në: