Analist Salihu krahason Labinot Tahirin me ministrin Zemaj dhe kryeministrin Kurti për virusin

Analist Salihu krahason Labinot Tahirin me ministrin Zemaj dhe kryeministrin Kurti për virusin

Analisti Fitim Salihu i ka dalë kundër bullizmit dhe përqeshjes që po i bëhet këngëtarit Labinot Tahiri pas deklaratave të këtij të fundit ku e mohonte rrezikun nga virusi i rë që shkaktoi Covid-19shin. Ai beson që këto deklarata janë në akord me veprimet e shumicës së qytetarëve, por edhe disa prej liderëve tanë. 

Ai ka krahasuar deklaratën e Labinot Tahiri Labit me heshtjen e minsitrit për gati dy ditë pas numrit të madh të vdekjeve disa ditë më parë. Por, po ashtu ai ka krahasuar edhe organizimin e protestës nga VV-ja ku u mblodhën mijëra njerëz që nuk respektonin distancën.

“Si nji shoqni ku bullizmi është normë mbijetese dhe rekreacion sadist, ju kemi kap Labit për diçka që secili, ose shumëkush, prej nesh e ka bo. Labi ka thonë se s’ka virus; ne jemi sill’ sikur s’ka virus.
– Me hesht Ministri i Shëndetësisë për gati dy ditë pas nji vale vdekjesh, i bjen që s’ka virus.
– Me organizu’ ish-kryeministri protestë me mijëra njerëz e pa distancë, i bjen që s’ka virus.” – shkruan z.Salihu, përkthen Periskopi.

Salihu ka pretenduar se sulmet ndaj Labit po ndodhin pasi ky i fundit “nuk ka militanta mbrapa vetes”.

Statusi i plotë:

Si nji shoqni ku bullizmi është normë mbijetese dhe rekreacion sadist, ju kemi kap Labit për diçka që secili, ose shumëkush, prej nesh e ka bo. Labi ka thonë se s’ka virus; ne jemi sill’ sikur s’ka virus.
– Me hesht Ministri i Shëndetësisë për gati dy ditë pas nji vale vdekjesh, i bjen që s’ka virus.
– Me organizu’ ish-kryeministri protestë me mijëra njerëz e pa distancë, i bjen që s’ka virus.
– Me dal në club me ambient të mbyllur me 200 persona pa distancë, i bjen që s’ka virus.
– Mos me bart maskën si qytetar, i bjen që s’ka virus.
Por, natyrisht, pasi që Labi nuk ka militanta mbrapa vetes, ai ka qenë nji target i lehtë për goditje. Asgjë nuk dallojnë këto rastet e lartcekura prej deklaratës së Labit. Labi ka thonë që s’ka virus; ju, akoma më keq, po silleni sikur s’ka virus.

Shpërndaje në: