Analist Syla nuk i trembet padisë: Paralajmëron zbulimin e lidhjeve të burrit të Vjosa Osmanit me AKR-në

Analist Syla nuk i trembet padisë: Paralajmëron zbulimin e lidhjeve të burrit të Vjosa Osmanit me AKR-në

Duket që Aleanca Kosova e Re (AKR) e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, nuk do të ndihet aq mirë kur të shoh përdorimin pezhorativ të emrit të partisë nga ana e burrit të Vjosa Osmanit dhe nga ana e analistit Valon Syla. 

Prindon Sadriu kishte paralajmëruar padi ndaj Valon Sylës pasi ky i fundit kishte thënë se ai ishte anëtar i Aleancës Kosova e Re (AKR).

Por, Syla ka paralajmëruar se me anë të një shkrimi dhe me argumente shtesë do ta paraqiste veprimtarinë e familjes Sadiku (Sadriu) “në Jugosllavi, Kosovë dhe lidhjet me AKR-në, nga ardhja e babait të tij në tubimin e AKR-së në vitin 2007 me kaçket, e deri te vajzat e Currit, djalit të axhës së babës së Vjosa Osmanit që kanë qenë pjesë e kabinetit të Pacollit në Qeverinë PAN.”

Syla më tej ka thënë që edhe ngritja në detyrë e Prindon Sadriut ishte joligjore gjatë kohës sa ministër i AKR-së ishte Behgjet Pacolli.

Edhe një gjë të tillë, Syla e lidh me këtë parti politike.

Statusi i plotë i Sylës: 

Prindon Sadiku, burri i Vjosa Osmanit më dërgoi një paralajmërim për padi lidhur se e paskam diskredituar, qysh e paskam klasifikuar si AKR, apo i afërt me AKR në debatin në T7.

Atëherë së shpejti me një kolumne dhe argumente shtesë do ta paraqes veprimtarinë e familjes Sadiku, në Jugosllavi, Kosovë dhe lidhjet me AKR, nga ardhja e babait të tij në tubimin e AKR në vitin 2007 me kaçket, e deri te vajzat e Currit, djalit të axhës së babës së Vjosa Osmanit që kanë qenë pjesë e kabinetit Pacolli në Qeverinë PAN.. e poashtu, ngritja joligjore në detyre e Z. Sadiku në kohën e Pacollit në Ministrinë e Jashtme e cila pa ndihmën e Pacollit dhe AKR nuk do ishte mundur

Statusi i plotë i Sadriut: 

Loja e shpifjeve po vazhdon…
Pak me parë jam njoftuar se një opinionist në emisionin Pressing në T7 i quajtur Valon Syla, më paska bërë anëtar të AKR-së. Natyrisht, këtë shpifje e paska thënë në kontekst të dëmtimit sidomos të reputacionit të Vjosës. Pa fije marre. Sapo e njoftova zyrtarisht (me shkrim) për marrjen e hapave ligjor kundër tij përmes padisë për shpifje.

I bëj thirrje T7 dhe moderatorit Leonard Kerquki që të publikoj reagimin tim si masë e pergjegjësisë së dëmit ndaj personalitetit tim dhe të bashkëshortes time.

Shpërndaje në: