Analist Zogaj nënkupton se VV ka ulur ndjesinë për Bashkim Kombëtar në Kosovë

Analist Zogaj nënkupton se VV ka ulur ndjesinë për Bashkim Kombëtar në Kosovë

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas një sondazhi të publikuar ditë më parë nga Euroneës Albania ku thotë se afër 80% e shqiptarëve të Shqipërisë janë pro bashkimit me Kosovën.

Zogaj thotë se në krahasim me sondazhet tjera, duket hapur që në Kosovë ka një rënie të atyre që do të donin një bashkim në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Zogajt pyetja që bëhet në këto raste është: “si na qenka e mundur që në Kosovë, në këto 15 vite LV të ketë propaganduar pro bashkimit dhe të prodhojë një efekt të kundërt nga ai i pretenduar? Pra si është e mundur që në Shqipëri, ku nuk ka pasur një subjekt politik që ka shtyer bashkimin kombëtar si agjendë, përqindja është rritur dhe në të njëjtën periudhë në Kosovë, që kishte subjekt politik me agjendën e bashkimit, është zbehur mbështetja për bashkim?”/Periskopi/

Postimi i plotë:

Nje sondazh i publikuar nga Euroneës Albania para pak ditesh, thote se afer 80% e shqiptareve te Shqiperise jane pro bashkimit me Kosoven. Nderkohe, shifrat ne Kosove qe e mbeshtesin kete bashkim jane dikund tek 60%, te pakten nga viti i kaluar. Ne krahasim me sondazhet tjera, duket hapur qe ne Kosove ka nje renie te atyre qe do te donin nje bashkim ne mes Kosoves dhe Shqiperise. Tash, pyetja qe behet ne keto raste eshte: si na qenka e mundur qe ne Kosove, ne keto 15 vite LV te kete propaganduar pro bashkimit dhe te prodhoje nje efekt te kundert nga ai i pretenduar? Pra si eshte e mundur qe ne Shqiperi, ku nuk ka pasur nje subjekt politik qe ka shtyer bashkimin kombetar si agjende, perqindja eshte rritur dhe ne te njejten periudhe ne Kosove, qe kishte subjekt politik me agjenden e bashkimit, eshte zbehur mbeshtetja per bashkim? Kryeministri Kurti, i cili do te votonte pro bashkimit, nese nje referendum do te organizohej nga alienet, ndoshta ka nje shpjegim per kete

Shpërndaje në: