Analistët e pyesin Tahirin për raportet e tij me Vjosa Osmanin

Analistët e pyesin Tahirin për raportet e tij me Vjosa Osmanin

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit është musafir në emisionin context në ATV.

Në pyetjet e analistëve drejtuar Tahirit për relacionin e tij me Presidenten, Vjosa Osmani, për afërsinë dhe mbështetjen e saj në të kaluarën, Tahiri ju përgjigjet atyre se me Vjosa Osmanin ka relacione normale institucionle dhe ato që kanë qenë personale e miqësore.

“Natyrisht që ne kemi relacione normale institucionale si dhe ato që kanë qenë personale miqësore, në politikë unë jam Kryetar Komune, ajo është një pozicion tjetër dhe ajo që dua të them është se nuk duhet të ngatërrohen këto gjëra” ka thënë Tahiri.

Linku i emisionit:

Shpërndaje në: