Analistët: Edi Rama nuk na luftoi ne, por fantazmat e tij

Analistët: Edi Rama nuk na luftoi ne, por fantazmat e tij

Kjo pas qëndrimit të tij në Kosovës dhe debatit që u zhvillua në Klan Kosova të enjten.

Dardan Gashi thotë se ajo letër është vazhdim i asaj që Edi Rama kishte me portalista ditën e debatit.

“Ai nuk ish ardh mi adresu brengat po ish ardh me përlesh me fantazmat e portaleve.”

“Ne patëm pyetje konkrete po u pa që Rama nuk ishte i interesuar të përgjigjet në pyetjet tona dhe nuk pati logjikë të vazhdoi ashtu debati dhe kaloi me batuta.”

“Publiku nuk e ka kuptuar që nuk ka pas tendencë për konfrontim as ndaj nesh as ndaj tij”, thotë Gashi.

Ai shton se nuk beson qe do të ndërronte në qasjen e tij ndaj Ramës.

“Nuk besoj që do ta kisha ndërruar qasjen pasi ne kemi pas pyetje konkrete ai nuk ka pas përgjigje konkrete. Ai nuk iu ka adresuar audiencës së Kosovës por të Shqipërisë.”

Ilir Mirena thotë se e ka lexuar letrën e Ramës.

“Në një gjë që aty isha pajtuar me të, është ndikimi i politikës së Shqipërisë edhe në Kosovë.”

“Çka do që ndodh në Shqipëri reflektohet edhe te ne. Ajo çka nuk mu ka dukur në rregull është sulmi i madh ndaj medieve. Ato nuk janë fajtore për çka do që ndodh qoftë në Shqipëri qoftë Kosovë.”, ka thënë Mirena.

Kurse edhe Astrit Gashi thotë se Rama të enjten luftoi me fantazmat e tij.

“Në qoftë se ne ja kishim kthyer atij me gjuhën e njëjtë me fyerje dhe ofendime mendoj që e kishim deviju kulturën kosovare por nuk ia kisha fal vetes nëse e kishim bo atë punë. “

U pa që në fakt ai ka qenë dallimi që është dasht me tregu. Kjo nuk është vërejtur nga audienca në Facebook posaçërisht.”

“Ne kritikojmë njerëz dhe ata e kanë gjetë një vend ku me na kthy. Ne nuk jemi të paprekshëm por me shiku çka po shkruan Edi Rama tregon që ai është nda më i pakënaquri sepse krejt vëmendja ka qenë te ne.”

“Ai është detyru ta bëjë një shkrim në formën e njëjtë duke thënë që kta kanë qenë djem të mirë. Nëse na e kishim vazhdu me akuza at imazh ja kishim dërgu”, thotë Astrit Gashi.

Kurse Petrit Zogaj ka thënë se është kulturë e tij që ofendimet ti ketë normale.

“Nuk ka një takim të Edi Ramës që nuk ofendon ose qytetarët e varfër të Shqipërisë apo këdo tjetër.”

“Ajo çfarë pamë ne është që ma kujtoi Sali Berishën kur pat mbajt një takim në Shkup ishte një tregues dëshpërues për humbjen e tij në zgjedhjet e atij viti.”

“Një lloj linje e Ramës, Vuçiqit dhe Thaçit ndaj medieve. Thaçi në opinion kishte thënë që një pjesë e mediave po i ndërtojnë si agjendë.”

“Edi Rama tha se problem nuk është politika por media, pra logjika e këtyre tre liderëve është se i mundon mendimi i lirë.”

Shpërndaje në: