Analistët mendojnë se paralizimi i dialogut, i konvenon më së shumti Serbisë

Analistët mendojnë se paralizimi i dialogut, i konvenon më së shumti Serbisë

Pos dy herë kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u mblodhën bashkë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor e ai i dytë më 19 korrik të vitit të kaluar.

Ngërçin që ka kapluar procesin e dialogut, analistët kosovarë thonë se i konvenon më shumë Serbisë dhe jo vetëm.

“Status quoja më së shumti i konvenon Serbisë dhe Rusisë, është koha e fundit që Kosova të rinisë dialogun Kosovë-Serbi, pasi që edhe momentumi poltik pas luftës Ukrainë-Rusi, është në favorin e Kosovës”, theksoi njohësi i marrëdhënieve ndërkombtare Arbnor Sadiku për “Front Online”.

Në anën tjetër, sipas politologut Fidan Ukaj janë dy shtete që mund t`i shtyejnë përpara biseidmet.

“Procesin dialogues përpara mund ta nisin shtetet e fuqishme si ShBA dhe Gjermania dhe iniciativa e tillë veç se ka fillu me i dhanë një shtytje të re dialogut nga takimi në Gjermani mes Kancelarit gjerman, Kurtit dhe Vuçiqit”, u shpreh Ukaj.

Ky thekson se paralizimi i dialogut nuk i shkon përshtati asnjërës palë, as Serbisë e as Kosovës.

“Ngecja në dialog nuk i konvenon Kosovës, por as Serbisë pasi që rrugëtimi drejt Evropës është i lidhur pashmangshëm me procesin e dialogut”, u shpreh tutje Ukaj.

Para disa ditësh Ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj,  kishte kritikuar Qeverinë kosovare, e cila procesin e dialogut me Serbinë, e konsideron si prioritet të 7 ose 8.

“Do të duhej të ishte Kosova ajo që insiston në vazhdimin e dialogut, sepse çdo moment i humbur është mundësi e humbur për neve. Ikja nga dialogu nuk e shpëton as qeverinë dhe as Kosovën, përkundrazi po i faturohet dhe do t’i faturohet edhe qeverisë e edhe qytetarëve të Kosovës që po e paguajnë çmimin e lartë. Vizita e fundit e zyrtares së lartë amerikane dhe thirrja drejtuar politikës në Kosovë që duhet vazhduar dialogu është treguesi më i mirë i qasjes sharllatane të politikës kosovare ndaj dialogut dhe Brukselit”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011.

Shpërndaje në: