Analisti kosovar i dëshpëruar me zgjedhjet në BE: Ta heqim fjalën integrime evropiane

Analisti kosovar i dëshpëruar me zgjedhjet në BE: Ta heqim fjalën integrime evropiane

Dje përfunduan zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe u shpallën rezultatet ku grupi më i madh parlamentar doli ai i Partisë Popullore që përbrenda ka kancelaren Angela Merkel.

Partitë e ekstremit të djathë nuk shënuan rritjen që pritej, ani që partia e Matteo Salvinit dhe ajo e Marine Le Pen fituan në Itali dhe Francë respektivisht.

Por, duket se ky rezultat nuk e kënaqi analistin kosovar Agon Maliqin, i cili deklaron se “nuk ka vend për kurrfarë gëzimi… madje ka shumë vend për skepticizëm.” Ai shpjegon se problemi i BE-së është më strukturor dhe nuk përfshin vetëm Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian por edhe Këshillin Evropian që përbëhet nga qeveritë nacionale të vendeve, raporton Periskopi.

Maliqi duket aq skeptik sa kërkon që Kosova t’i ulë shpresat për t’u integruar në BE dhe ta heq nga gjuha e përditshme fjalën “integrime evropiane”.

Ky është reagimi i tij i plotë në Facebook:

“Nuk ka vend për kurrëfarë gëzimi nga zgjedhjet europiane, madje ka më shumë vend për skepticizëm. Po, ka rezultate më të mira për forcat pro-europiane në shumë shtete. Por problemi i BE-së nuk ka qenë dhe nuk është në nivel të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian (qeverisë), të cilat ndërtohen në bazë të zgjedhjeve të sotme. Problemi i vendimarrjes në BE është strukturor sepse fuqi shumë madhe vazhdon të ketë Këshilli Europian (i përbërë prej qeverive nacionale). Për shumë çështje vendimtare, përfshi edhe zgjerimin, BE-ja kërkon unanimitet në këtë nivel. Zgjedhjet e sotme treguan se shumë shtete mbeten problematike, veçanërisht Franca. Kjo e fundit duket e vendosur dhe e ka fuqinë ta bllokojë zgjerimin të cilin e sheh si projekt gjerman. Ballkani nuk duhet të presë kurrëfarë hapash përmbajtësore nga BE-ja së paku gjatë 7-10 viteve të ardhshme. Duhet t’i ulim për toke shpresat, ta heqim fjalën integrime europiane nga gjuha e përditshme dhe t’i bëjmë reformat për hir të faktit se janë të dobishme për ne, se përndryshe politikisht Europën s’ka e na pa syri.”

Shpërndaje në: