Analisti Maliqi vëren një dukuri të çuditshme prej që Qeveria Kurti e uli papunësinë

Analisti Maliqi vëren një dukuri të çuditshme prej që Qeveria Kurti e uli papunësinë

Ulja e papunësisë, sipas ministrit Besnik Bislimi, ka nxitur një mori reagimesh në rrjetet sociale në Facebook. Shumë prej këtyre reagimeve në fakt nuk janë serioze por tallëse. 

Ministri Besnik Bislimi pretendonte se ishte ulur numri i papunësisë në Kosovë për 6,6 për qind, me vetëm 24,1 për qind të qytetarëve që nuk kishin punë.

Këtë arritje ai e kishte prezantuar në Facebook, për ta ndryshuar më pas duke thënë që “ishte zvogëluar informaliteti”, përcjell Periskopi.

Natyrisht që as ulja e informalitetit nuk mund të evidentohej duke qenë se nuk dihej shkalla e kësaj ekonomie.

Analisti Agon Maliqi ndërkohë ka vërejtur një dukuri të çuditshme prej që është ulur papunësia sipas Qeverisë Kurti.

Ai deklaron se janë qetësuar mediat sociale nga temat politike dhe se po “vërehet që njerëzit janë ma të nxanun prej kur u zvogëlu papunësia.”

Kujtojmë që para se të ndodhte ‘zvogëlimi i papunësisë’ kishim një polarizim të ashpër politik. /Periskopi

Shpërndaje në: