Analisti nga Amerika godet VV-në: Një parti politike nuk duhet t’i nënshtrohet një njeriu

Analisti nga Amerika godet VV-në: Një parti politike nuk duhet t’i nënshtrohet një njeriu

Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi, përmes një shkrimi ka kritikuar partitë politike që i lejojnë liderët e tyre të trajtojnë partinë si korporatë aktive.

Sipas Lushit, një parti politike nuk duhet t’i nënshtrohet një njeriu.

“Partitë demokratike nuk mbajnë një lider prej formimit e deri në vdekjen e liderit. Partitë politike duhet të kenë qarkullim demokratik edhe për liderin. Anëtarësia dhe sidomos ata dhe ato që i thonë vetes intelektualë dhe akademikë në një parti duhet të mos lejojnë një lider të trajtojë partinë si korporatë private. Folni akademikë dhe intelektualë ose largohuni nga autokracia partiake me kokën ulur!”, shkruan Lushi.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje të dielën mbanë zgjedhjet brenda partisë, ku kryetari aktual, Albin Kurti, kërkon besimin e anëtarëve të VV-së edhe për një mandat tjetër.

Në lidhje me këtë, përmes një postimi të bërë nga deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka “çuditur” opinionin publik, ku ka publikuar një foto të vitit 2018 duke treguar se aty ishte përgatitja e protestës ““Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.

Nuk dihet se cilat ishin qëllimet e këtij postimi të deputet Abazit, pikërisht në ditën kur Albin Kurti shpalosi programin e tij si kandidat për kryetar të VV-së.

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: