Analisti nga diaspora: Partitë politike kudo në Ballkan duhet ta kopjojnë gjestin e sotëm të Veselit

Analisti nga diaspora: Partitë politike kudo në Ballkan duhet ta kopjojnë gjestin e sotëm të Veselit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori vendim sot që të largonte nga funksionet që mbajnë në institucionet publike të gjithë personat me aktakuza nga partia e tij.

Analisti nga diaspora, Uk Lushi, e ka përshëndetur një vendim të tillë duke kërkuar madje që kryetari i PDK-së të largonte edhe personat e tjerë nga organet drejtuese të kësaj partie.

Ai thotë që partite shqiptare dhe liderët tonë kudo në Ballkan duhet ta kopjojnë veprimin e tij.

Më tej, ai shton se “nuk ka patriotizëm më të lartë se sat ë pastrojmë radhët tona nga plangprishësit hajna dhe të korruptuar.”

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Veprim i vonuar por i duhur i liderit të PDK-së Kadri Veseli të largojë nga detyra të gjithë të emëruarit nga partia të cilët kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike. Veseli duhet të largojë personat me aktakuza edhe nga organet drejtuese të PDK-së.

Pasi gjykatat të vendosin mbi aktakuzat, ata dhe ato që vërtetohen fajtorë për korrupsion dhe vjedhje duhet të marrin maksimumin e dënimit dhe të mbahen në burg deri në ditën e fundit.

Partitë shqiptare dhe liderët tonë kudo në Ballkan duhet të kopjojnë vendimin e Kadri Veselit.

Nuk mund të dalim nga balta e korrupsionit pa vepruar me vendosmëri dhe pa larguar dhe dënuar kriminelët tonë. Nuk ka patriotizëm më të lartë shqiptar sot se sa të pastrojmë radhët tona nga plangprishësit hajna dhe të korruptuar.

Shpërndaje në: