Analisti nga ShBA: Të gjithë duhet të solidarizohemi me grevistët në Kosovë, nuk ka shtet pa shëndetësi

Analisti nga ShBA: Të gjithë duhet të solidarizohemi me grevistët në Kosovë, nuk ka shtet pa shëndetësi

Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook i ka dalë në mbrojtje punëtorëve shëndetësorë, duke e kritikuar njëkohësisht Qeverinë.

Lushi ka thënë që Qeveria dhe shteti duhet urgjentisht të adresojnë dhe ofrojnë kushtet bazë për sektorin shëndetësor, sepse sipas tij nuk mund të rregullohet shëndetësia pa u trajtuar si duhet njerëzit e shëndetësisë dhe pa ju plotësuar atyre kushtet themelore, përcjell Periskopi.

“Solidarizimi i qytetarëve të Kosovës me mjekët, stafin medicinal dhe mbrojtësit e shëndetit është qëndrim solidar me vetëveten. Qeveria dhe shteti nuk mund vazhdojnë më tutje justifikimet absurde. Nuk ka shoqëri dhe as shtet pa shëndetësi si duhet. Le të solidarizohemi me grevistët dhe të mos hiqet dorë nga mbështetja deri në përmbushjen e kërkesave të drejta të gardianëve të shëndetit!”, ka shkruar Lushi./Periskopi/

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës duhet të solidarizohen me grevat e mjekëve, personelit medicinal dhe punëtorëve shëndetësorë. Qeveria dhe shteti urgjentisht të adresojnë dhe ofrojnë kushtet bazë për sektorin shëndetësor. Nuk mund të rregullohet shëndetësia pa u trajtuar si duhet njerëzit e shëndetësië dhe pa ju plotësuar atyre kushtet themelore.

Solidarizimi i qytetarëve të Kosovës me mjekët, stafin medicinal dhe mbrojtësit e shëndetit është qëndrim solidar me vetëveten.

Qeveria dhe shteti nuk mund vazhdojnë më tutje justifikimet absurde. Nuk ka shoqëri dhe as shtet pa shëndetësi si duhet.

Le të solidarizohemi me grevistët dhe të mos hiqet dorë nga mbështetja deri në përmbushjen e kërkesave të drejta të gardianëve të shëndetit!

 

Shpërndaje në: