Analisti Pallaska: S’ka asgjë më të rrezikshme, që trimëron armikun më shumë se mosvendosmëria jonë

Periskopi.com Lajme

Avokati dhe analisti i famshëm kosovar, Dastid Pallaska, ka komentuar situatën në veri të vendit.

Pallaska ka deklaruar se “njësitë speciale janë forca intervenuese” dhe si të tilla duhet të jenë mision të qartë operacional.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur nuk dihet se çfarë veprimesh do të ndërmarr z. Kurti për situatën në fjalë, përcjell Periskopi.

Ai është shprehur se “nuk ka asgjë më të rrezikshme, që trimëron më shumë armikun, se sa mungesa e vendosmërisë dhe qartësisë gjatë përdorimit të forcës së ligjshme,” – shkruan ai.

Situata në veri të vendit është tensinuar gjatë ditës së sotme pasi serbët lokalë kanë djegur dy qendra të regjistrimit.

Statusi i plotë:

Edhe pas gjashtë ditëve mbetet i paqartë misioni operacional-policor i njësive speciale ne veri.
Njësitë speciale janë forca intervenuese.
Si të tilla, duhet të kenë mision të qartë operacional-policor dhe ekzekutiv.
Është mbase normale që në këtë rast njësitë speciale të ishin dërguar për të zhbllokuar rrugën, për të siguruar pikat kufitare apo për t’iu përgjigjur dhunës.
Deri sot kjo nuk po duket se është arsyeja e dërgimit të njësive speciale në veri.
Misioni i qartë është i rëndësishëm edhe pse ka fund. Pra, dihet kur kryhet puna e tyre.
Njësitë speciale nuk munden dhe nuk duhet të krijojnë apo të mirëmbajnë situata të status quo-së.
Është e papërgjegjshme që njësitë speciale të dërgohen në një mision të paqartë dhe të padefinuar në kohë.
Nuk ka asgjë më të rrezikshme, që trimëron më shumë armikun, sesa mungesa e vendosmërisë dhe qartësisë gjatë përdorimit të forcës së ligjshme.

Shpërndaje në: