Analisti pro VV thotë se është jo-kredibil sondazhi ku e vendos partinë e Kurtit me 50%

Analisti pro VV thotë se është jo-kredibil sondazhi ku e vendos partinë e Kurtit me 50%

Sondazhi i sotëm i prezantuar sonte në T7 për zgjedhjet e 14 shkurti, u vlerësua jo-kredibil.

Sipas këtij sondazhi Vetëvendosje do të fitojë me 50.83%, ndërsa e dyta radhitet PDK me 16.94%, e treta LDK me 15.97%, AAK me 6.98% dhe Nisma 2.95%.

Por sipas analistit, Jusuf Thaçit ky sondazh është jo-kredibil dhe ka të meta.

Ai tha se mënyra se si është bërë ky sondazh tregon që ka të meta sepse është bërë vetëm në 11 qytete.

Kompania e kontraktuar ka kryer sondazhe në 11 qytete në Kosovë, derisa në vendet rurale ende po punohet.

Qytetet ku janë anketuar qytetarët janë: Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja Gjakova, Podujeva, Gjilani dehe Deçani./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: