Analisti sulmon ashpër KFOR-in, i kërkon llogari për helikopterin serb në Kosovë

Analisti sulmon ashpër KFOR-in, i kërkon llogari për helikopterin serb në Kosovë

Një analist me emrin Gazmir dhe mbiemrin Raci në emisionin Debat + i ka kërkuar llogari KFOR-it se ku ishte sot kur në Kosovë u fut një helikopter i Serbisë.

“Ku ishte KFOR-i sot kur helikopteri hyri në territorin e Kosovës?” – ka pyetur analisti me ton kritik ndaj trupave të Natos në Kosovë.

KFOR-i ndërkohë kishte deklaruar më parë se nuk ka informacione se ka pasur fluturime të Serbisë në vijën administrative, përcjell Periskopi.

Kjo deklaratë u lexua nga moderatori i emisionit.

Zëra kritik ndaj KFOR-it u shprehën edhe nga analistë të tjerë në studio. /Periskopi

Shpërndaje në: