Analisti tregon pse BE-ja kundërshton Vettingun në Kosovë: Frikësohen se do të ketë qërim hesapesh

Analisti tregon pse BE-ja kundërshton Vettingun në Kosovë: Frikësohen se do të ketë qërim hesapesh

Qeveria e Kosovës ka hapur shumë fronte të konfrontimeve gjatë javëve të fundit, dhe një prej tyre duket të jetë edhe Vettingu, për të cilin po proteston ashpër Bashkimi Evropian [BE].

Së fundi, Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë që Kosova nuk ka nevojë për reformim të krejt sistemit të drejtësisë.

“Nuk besojmë se ka nevojë për riformim të të gjithë sistemit të Kosovës. Nëse më pyesni mua, duke marrë shembullin edhe të Shqipërisë nuk mendoj se një operacion aq i madh është i domosdoshëm sepse themelet dhe bazat e sistemit janë në përputhje me standardet tona. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të shohim çfarë përmirësime mund të bëhen”, tha ai.

Periskopi ka pyetur një prej njohësve më të rëndësishëm në vend të procesit të Vettingut, Arton Demhasajn për komentet e tij për çështjen.

Ai ka rekomanduar që Qeveria të diskutojë seriozisht me faktorin ndërkombëtar për këtë rast, dhe t’i shpjegojë arsyet pse duhet të ndodh Vettingu në Kosovë.

Pse mendoj që duhet të të ndodhë procesi i vettingut për shkak se ne vazhdimisht nga raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën kemi  pasur vërejtje  sa i përket mbarëvajtjes a po funksionimit të drejtësisë vazhdimisht ka pasur vërejtje nga ndikimet politike a po edhe nga neglizhenca.  E vetmja mënyrë mendoj unë për me i evitu këto probleme që i kemi në sektorin e drejtësisë është një proces i vettingut i përgatitur mirë, i menduar mirë. Prandaj për krejt këto mendoj që duhet pasur një diskutim  mes MD dhe qeverisë me faktorin ndërkombëtarë për me nxjerr një konkluzion të përbashkët sa i përket këtij procesi.

Por nuk besoj që duhet të heqim dorë nga ky proces vetëm për faktin se po kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar sepse unë mendoj  që arsyet se pse faktori ndërkombëtarë po e kundërshton vettingun është  nga frika se ky proces mundet me u politizu me u përdorë si qërim hesapesh ndaj dikujt, prandaj mendoj që këto dilemat duhet me u heqë e pastaj me u fillu edhe me ndodhë procesi.”

Shpërndaje në: