Analistit të pavarur i punësohet bashkëshortja në Qeveri
Gati i pat mbetur në qafë Fatmir Limajt, kur e identifikoi atë si njeri të LDK-së gjatë një debati në emisionin “Click”. I prezantuar si analist i pavarur, Driton Selmanaj, assesi nuk dëshironte që dikush ta shoh atë si njeri partiak në një debat ku kryesisht diskutohet për keqqeverisjen.
Mohoi pretendimet e asaj nate të Fatmir Limajt, dhe vazhdoi i qetë analizat e tij të “pavarura” gati çdo mbrëmje në Televizionin 21, shkruan Magazina.al.
Por akuza e liderit të Nismës bërë Selamajt kishte bazë. Analisti i shumë çështjeve duket se më të vërtetë ka afërsi me partinë e Isa Mustafës.
Magazina.al merr vesh se bashkëshortja e tij, Teuta Selmanaj, është pranuar ne punë në Ministrinë e Kulturës, si zyrtare për çështje ligjore. Informacionet e Magazines i ka mbështetur edhe vet zonja Selmanaj, e cila në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se ka filluar punën në ministrinë që udhëhiqet nga Kujtim Shala, ministër i Kulturës dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.



