Analistja ia huq pak derisa mundohet ta ‘hijeshoj’ takimin e Kurtit në Bruksel

Analistja ia huq pak derisa mundohet ta ‘hijeshoj’ takimin e Kurtit në Bruksel

Derisa në kanal10 është duke vazhduar analiza e takimit të mbajtur në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit, analistja Fatime Hajdari duke u munduar ta ‘hijeshoj’ kryeminstrin e vendit doli pak jashtë binarëve, shkruan Periskopi.

E pyetur nga moderatori se si i ka parë zhvillimet në Bruksel, ajo tha “Kurti ka qenë shumë i qartë dhe i artikuluar “, e që kryeminstrit nuk iu dha mundësia që të flas shumë përveç disa përshëndetjeve.

“Ka qenë ditë intensive dhe ditë e gjatë. Kemi oarë një takim ku Kryeministri Kurti ka qenë shumë i qartë dhe i artikuluar dicka që të gjithë e kemi prit pa asnjë diskutim”, tha ajo.

I mënjëhershëm ishte edhe reagimi i moderatorit Kushtrim Sdiku i cili pati një pyetje tjetër për të.

“Po ku keni parë këtë, se ne nuk e kemi parë këtë”, tha Sadiku.

“Nësë flasim sipas gjuhës së trupit cfarë kemi parë…ai ka folur edhe me zotin Borell”, u mundua të arsyetohej ajo.

Shpërndaje në: