Analizë e CNN: Putin është mbështetur për muri, po i ikën koha dhe ai e di këtë

Analizë e CNN: Putin është mbështetur për muri, po i ikën koha dhe ai e di këtë

Vladimir Putinit po i mbaron koha dhe ai është krejtësisht në dijeni për këtë gjë, shkruan CNN.

Ndërkohë, shfaqja e tij bombastike vazhdon – duke njoftuar aneksimin e territoreve ukrainase të premten, Putin deklaroi se Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson do të bëhen përgjithmonë pjesë e Rusisë.

Atij po i ngutet të shpallë fitore dhe të çimentojë fitime të vogla e që mëpastaj të kërkojë paqe, duke luajtur lojë të rrezikshme politike, pavarësisht nga buja që po bëhet në Moskë.

Putin i bëri thirrje Ukrainës që ndalojë së luftuari dhe të ulet në tryezën e bisedimeve, por shtoi se “nuk do të negociojmë për zgjedhjen e popullit. Është e zgjidhur. Rusia nuk do ta tradhtojë këtë”.

Vladimir Putin po bën çmos për ta fshehur, por po e humb luftën në Ukrainë. Është e dukshme për të gjithë, thotë CNN.

“Putini dëshiron t’i japë fund kësaj gjëje sa më shpejt të jetë e mundur”

Andrei Kortunov, i cili drejton Këshillin e Çështjeve Ndërkombëtare Ruse në Moskë, e sheh gjithashtu këtë: “Presidenti Putin dëshiron t’i japë fund të gjithë kësaj gjëje sa më shpejt të jetë e mundur.”

Mobilizimi i fundit i Putinit prej 300 mijë trupash nuk do të jetë në gjendje t’i kthejë kaq shpejt humbjet e tij në fushën e betejës dhe mund të rezultojë mbrapsht në vetë Rusinë, duke e vendosur atë në një pozitë të rrezikshme politike.

Sipas shifrave zyrtare nga BE, Gjeorgjia dhe Kazakistani, rreth 220 mijë rusë kanë ikur përtej kufijve të tyre që nga shpallja e mobilizimit të pjesshëm. BE tha se numri i tyre – gati 66 mijë – përfaqësonte rritje prej më shumë se 30 përqind në javën e kaluar.

Mediat e pavarura ruse, duke cituar shërbime të inteligjencës dhe sigurisë së FSB-së, pra KGB-në e rinovuar ruse, vlerësojnë se eksodi total është edhe më i madh.

Më shumë burra të aftë për punë thuhet se kanë ikur nga vendi pasi u shpall mobilizimi – 261 mijë – sesa kishin luftuar në luftë deri më tani – midis 160 mijë dhe 190 mijë.

CNN nuk mund t’i verifikojë numrat rusë, por linjat 40 kilometra në kufirin me Gjeorgjinë dhe kalimet në Kazakistan dhe Finlandë flasin për reagimin dhe përforcojnë perceptimin se Putini po gjykon gabimisht ndjenjën ruse.

Ora e Putinit po troket me zë të lartë

Kortunov thotë se nuk e di se çfarë po ndodh në Kremlin, por ai e kupton disponimin publik për shkak të kostove të mëdha dhe viktimave të luftës: “Shumë njerëz mund të fillojnë të bëjnë pyetje, pse u futëm në këtë kaos? Pse u futëm humbas kaq shumë njerëz?”

Sipas Kortunov, opsioni logjik i Putinit është të shpallë fitoren dhe të largohet sipas kushteve të tij. Por për këtë atij i duhet një arritje e rëndësishme në terren: “Rusia nuk mund të thotë thjesht se misioni u krye. Duhet të ketë diçka që mund t’i paraqitet publikut si fitore.”

Dhe kjo është logjika që Putini duket se po ndjek duke vërtetuar referendumet e rreme në rajonet e Ukrainës Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson dhe duke i shpallur ato pjesë të Rusisë.

I njëjti skenar ndoqi gjatë aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe tani, si atëherë, kërcënon me sulme bërthamore nëse Ukraina, me mbështetjen e aleatëve të saj perëndimorë, përpiqet të kthejë territoret e aneksuara.

Shpërndaje në: