Ancelotti e konfirmon: Benzema s’luan nesër kundër Atletico Madridit

Ancelotti e konfirmon: Benzema s’luan nesër kundër Atletico Madridit

Neser zhvillohet derbi i madh spanjoll mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se sulmuesi francez, Karim Benzema mungon nesër.

“Karim Benzema nuk është i gatshëm për nesër”, tha italiani.

Benzema po mungon që disa ndeshje për shkak të një lëndimi që e ka. Pritej që kundër Atletico Madrid të rikthehej por duket se kampionët e Evropës duhet të presin edhe pak deri në rikthimin e francezit.

Shpërndaje në: