Ancelotti nuk përgjigjet për situatën Bale: Nuk jam babai i tij

Periskopi.com Sporti

Carlo Ancelotti ka dhënë një përgjigje të çuditshme në konferencën për shtyp, para ndeshjes së radhës në La Liga.

Real Madrid do të ketë punë me Rayo Vallecano, në një ndeshje ku uellsiani Gareth Bale nuk është me skuadrën.

I pyetur për situatën e anësorit, Carlo Ancelotti nuk ka dhënë përgjigje direkte, duke thënë se nuk është babai i tij.

“Lojtari është liruar nga stafi mjekësor dhe mund të stërvitet. Nuk mund t’i themi Uellsit se ai nuk mund të luajë, sepse ka gjëra të regjistruara”, ka thënë Ancelotti, transmeton Periskopi.

“Së pari, nuk jam babai i tij. Kur të kthehet nga kombëtarja, nëse e meriton të luajë, do të luajë. Tifozët nuk harrojnë sukseset e tij në vitin 2014 dhe të tjera”, shtoi italiani.

Gareth Bale nuk ka kaluar momentet më të mira të mundshme me Realin, sidomos viteve të fundit, kur primare për të ishte golfi, për një kohë. /Periskopi/