Ancelotti: Perez dhe Berlusconi kanë ndryshuar futbollin, kam ekip fantastik edhe pa Mbappe

Ancelotti: Perez dhe Berlusconi kanë ndryshuar futbollin, kam ekip fantastik edhe pa Mbappe

Trajneri i Real Madrid është përballur me disa pyetje interesante sot në konferencën e tij për shtyp.

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, foli në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Real Betis dhe ndër pyetjet pati edhe një referencë për të kaluarën e tij në Milano.

Për Berluskonin dhe Florentino Perez – “Nuk e di cili nga të dy e ndryshoi futbollin më shumë. Për mua ishte fat të punoja në këto dy klube të mëdha dhe me këto lloj njerëzish e presidentësh”.

Por, trajneri i ‘Los Blancos’ nuk mund t’i shpëtonte as pyetjes për ngjarjen e ditës, e që ishte transferimi i CR7 te Manchester United.

Për CR7 te Manchester United – “Është një gjë e mirë. Ai kthehet në një ekip që e donte shumë. I uroj më të mirat, shkon në një klub që më pëlqen shumë”.

Ajo që iu intereson të gjithë tifozëve të Real Madrid, por edhe medieve, është situata e Kylian Mbappe, i cili po lidhet vazhdimisht me Real Madrid. Ancelotti pati komente edhe për këtë, përcjell Periskopi.

Për Mbappé – “Pyetje e çuditshme, nuk e prisja (qesh). Është diçka që e menaxhon klubi. E kuptoj që është temë interesante, por nuk mund të them më shumë. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e radhës, unë mendoj vetëm për lojën. Fokusohem te lojtarët e mi. Skuadra ime është fantastike, ne mund të konkurrojmë me çdo ekip në botë. Nëse skuadra përforcohet, do të jetë më mirë për të gjithë”. /Periskopi/

Shpërndaje në: