Ander Herrer u inkuadrua në lojë me Messin – postimi i tij në rrjetet sociale plasi të qeshurat

Ander Herrer u inkuadrua në lojë me Messin – postimi i tij në rrjetet sociale plasi të qeshurat

Mesfushori i PSG, Ander Herrera ka bërë një postim komik pas momentit të mbrëmshëm.

Ylli spanjoll u inkuadrua në lojë në momentin e njëjtë me Lionel Messi dhe tifozët ishin të elektrizuar.

Sigurisht, e gjithë atmosfera ishte përgatitur për Lionel Messin, por mesfushori vendosi të bënte disa komente në rrjetet sociale, meqë ishte pjesë e atyre që përjetuan ovacionet.

“Unë kurrë nuk jam duartrokitur aq shumë ndonjëherë kur jam futur në lojë”, ka thënë Herrera, transmeton Periskopi.

Në këtë postim të Herrera kanë shpërthyer të qeshurat, pasi është e vështirë të besohet se dikush duartrokiti për të – të gjithë sytë ishin kah Messi.

Kujtojmë se Messi bëri dje paraqitjen debutuese me fanellën e PSG, ndaj Reims. /Periskopi/

Shpërndaje në: