Andi Lila: Kumbulla meriton vendin e titullarit, Mourinho nuk merr vesh nga futbolli

Andi Lila: Kumbulla meriton vendin e titullarit, Mourinho nuk merr vesh nga futbolli

Shqipëria është mposhtur nga Polonia mbrëmë në ‘Air Albania’ me rezultat 1-0.

Vetëm një gjuajtje në portë, iu mjaftoi polakëve, për të vrarë ëndrrën e shqiptarëve, që kishin mbushur plot e për plot, stadiumin “Air Albania”.

Pas humbjes, ka folur ish- mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, i cili tha se Kumbulla mbrëmë tregoi se e meriton të luajë titullar.

“Sot ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Sot Kumbulla, me atë që bëri ndaj Lewandowskit, tregoi se e Meriton të luajë titullar, ndaj Mourinho ose është me pushime në Romë, ose nuk merr vesh nga futbolli” – tha Andi Lila.

Kujojmë se, në stadium ishin rreth 22 mijë shqiptarë, prej tyre 1 mijë polakë, dhe sigurisht që nuk munguan edhe ‘problemet’.

Shpërndaje në: