Andin Hoti tregon sa vështirë e kishte që të rritej pa babanë: Vendin e tij nuk e zë askush

Andin Hoti tregon sa vështirë e kishte që të rritej pa babanë: Vendin e tij nuk e zë askush

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se është përgjegjësi e madhe të jetë djali i Ukshin Hotit.

Ai ka theksuar se gjithmonë ka marrë përkrahje nga qytetarët dhe se është munduar që të mos devijojë nga rruga e drejtë.

“Si me qenë pa një krah. Nëna e ka luajtur edhe rolin e babait, është munduar më të gjithë forcën e saj që me na rrit, që mos me vërejt mungesën e babait. Por, normalisht vendin e babait nuk e zë askush. Me ka mungu gjithmonë, kam pasur respekt nga të gjithë qytetarët deri sa kam hy në politikë dhe pastaj ka ndryshuar. Por, para kësaj, respekti që më ka dhënë populli i Kosovës më ka bërë mua që të ndihem mirë, dhe të mos devijoj nga rruga e babait, nga rruga e drejtë. Ka qenë përgjegjësi e madhe që të jem djali i Ukshin Hotit, sepse ke qenë gjithmonë në sy të tjerëve, nuk ke mundur të jesh vetvetja sikur adoleshent”, thotë, ai teksa tregon se është të rritesh pa babanë.

Hoti tha se pa ndihmën e babait nuk do të kishte mundur të bëhet deputet.

Ai tha se ka vendosur të merret me politikë, sepse dëshiron të vazhdojë kontributin e familjes për atdhe.

Ukshin Hoti ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteteve armiqësore kundër ish-Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjet për Republikën e Kosovës, ai ishte dënuar me 5 vjet burg. Ndërsa me 16 maj të vitit 199 ishte liruar nga burgu i Dubraves, pas daljes së tij nga burgu, ishte zhdukur nga policia serbe dhe që nga atëherë nuk dihet asgjë për të.

Shpërndaje në: