Andin Lokaj: Kur kemi lujtë ne kosovarët top, këta të Shqipërisë i kanë këqyrë peshqit me dylbi

Andin Lokaj: Kur kemi lujtë ne kosovarët top, këta të Shqipërisë i kanë këqyrë peshqit me dylbi

Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll ka mposhtur Shqipërinë 2-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Periskopi.

Golat nga Krasniqi 66′ dhe Sejdiu 90+1′, ia siguruan fitoren ‘Dardanëve’, teksa golin e vetëm për shqiptarët e Shqipërisë e shënoi Karrica.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opinionistit të Periskopit në Facebook, Andin Lokaj, i cili ka shkruar:

”Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina.

Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr.”
Përndryshe, pas kësaj fitoreje, Kosova grumbullon gjashtë pikë dhe zë pozitën e parafundit në tabelë pas pesë ndeshjeve të luajtura.

Shpërndaje në: