Andin Lokaj sulmon Fadil Vokrrin

Andin Lokaj sulmon Fadil Vokrrin

Lokaj akuzon Vokrrin se bashkë me grupin e tij nuk kanë bërë përpjekje për të përmbushur kriteret financiare dhe infrastrukturore të klubeve të futbollit në Kosovë.

“E lexova deklaratën e Fadil Vokrrit në “Koha Ditore”, ku thotë që klubet mund të rrezikojnë sërish pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2017-2018, shkaku i mospërmbushjes së kriterit financiar dhe atij infrastrukturor. Sa i përket këtij të fundit, nuk e ki plotsu as ti kryetar sepse Kosova po zhvillon ndeshjet e veta në Shqipëri. E sa i përket atij financiar fajet i ki vet sepse ti dhe klika jote nuk keni qenë të aftë që sa e sa vjet që të obligoni klubet të mos fillojnë edicionin pa plotësuar kriterin e domosdoshëm financiar. Pra deponimin e detyrueshëm të mjeteve financiare në kontot bankare të klubeve para fillimit të kampionatit. Por nuk keni karakterin që të obligoni!”, ka shkruar Lokaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ky reagim i tij vjen pasi Vokrri kishte deklaruar për Kohën Ditore se klubet kosovare mund të rrezikojnë sërish pjesëmarrjen në garat europiane për sezonin e ardhshëm. /Periskopi.com

Shpërndaje në: