Andy Ruiz: Zoti më bëri kampion trashaluq, boksi nuk është garë trupi

Andy Ruiz: Zoti më bëri kampion trashaluq, boksi nuk është garë trupi

Andy Ruiz është meksikani i parë që u kampion bote në peshat e rënda.

Kanë mbetur edhe pak ditë kur Ruiz do të takohet me Luis Ortiz, meksikani po kritikohet për trupin e tij të shëndosh, shkruan Periskopi.

Ndërsa për kritikët ndaj tij, boksieri meksikan thotë se sulmet vetëm e motivojnë, sepse kështu ai gjithmonë stërvitet edhe më shumë.

Në një intervistë për ESPN, Andy Ruiz shpjegoi se për të konkurruar në divizionin e tij “nuk ka garë fizike”, pasi prioritet është zhvillimi i cilësive të tjera si: forca, shpejtësia dhe shkathtësia.

“Nuk kam nevojë të jem i skalitur që të kem fuqi. Unë dua të jem i fortë dhe kështu do të jemi. Babai im më thotë se “Zoti më bëri një kampion topolakë ” dhe kështu jam. mbaje peshën mirë. Kjo nuk është një garë trupore”, tha Andy Ruiz.

Shpërndaje në: