Anelka: Messi duhet t’i shërbejë Mbappes te PSG

Anelka: Messi duhet t’i shërbejë Mbappes te PSG

Ish lojtari i Paris Saint Germain, Nicolas Anelka, ka dhënë disa komente për përbërjen aktuale të skuadrës.

Anelka thotë se ardhja e Lionel Messi në Parc des Princes nuk duhet të ndryshojë gjërat në hierarki të skuadrës, në kuptimin që Kylian Mbappe duhet të jetë pika kryesore.

Francezi beson se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë duhet  ti shërbejë 22 vjeçarit, i cili deri tani ka shënuar 136 gola në 180 ndeshje.

“Mbappe duhet të jetë lideri i sulmit, sepse është numri 1”, ka thënë Anelka, transmeton Periskopi.

“Messi ishte te Barcelona, por tani ai duhet t’i servojë Mbappes. Ai ka qenë në klub për pesë vite dhe Messi duhet ta respektojë atë”, shtoi francezi.

Messi dhe Mbappe pritet të startojnë të dy sonte në përballjen që PSG e luan kundër Manchester City, në kuadër të Champions League. /Periskopi/

Shpërndaje në: