Anëtarët e kombëtares ruse po shkojnë në luftë? Çfarë do të ndodh me ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës

Anëtarët e kombëtares ruse po shkojnë në luftë? Çfarë do të ndodh me ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës

Bosnja dhe Hercegovina dhe Rusia duhet të luajnë një ndeshje miqësore më 19 nëntor në Shën Petersburg.

Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic deklaruan se nuk duan të luajnë kundër kombëtares ruse, e cila u përjashtua nga të gjitha garat e UEFA-s për shkak të luftës ndaj Ukrainës dhe pak njerëz duan që ky ballafaqim të zhvillohet.

Mirëpo, sipas informacioneve të gazetarit rus Maksim Alanazarov nga Sport Express, kjo ndeshje mund edhe të mos luhet.

Gjegjësisht, Alanazarov ka bërë të ditur se për shkak të mobilizimit ushtarak, një pjesë e kombëtares do të përfundojë në ushtrinë ruse. Më saktësisht, ftesat janë marrë nga avokati zyrtar i Federatës Ruse të Futbollit, një fizioterapist dhe persona të ngarkuar me organizimin e ndeshjeve.

“Qëndrimi im është në radhë të parë se nuk dua të ndërhyj në çështje politike dhe se thjesht nuk mendoj se jam person relevant për atë çështje, jam kundër luajtjes së asaj ndeshje, por që të jem unë personi që do të them nëse është e drejtë apo e gabuar, nuk mundem sepse sigurisht që ka njerëz shumë më të zgjuar dhe më relevant se unë dhe ata duhet të dinë se çfarë po bëjnë,” tha Luka Menalo, një anëtar i ekipit kombëtar të Bosnjës dhe lojtar i Dinamo Zagrebit.

Shpërndaje në: