Anëtarët e SPJK-së takojnë ministren Haxhiu, ia dorëzojnë një listë me kërkesa të punëtorëve

Anëtarët e SPJK-së takojnë ministren Haxhiu, ia dorëzojnë një listë me kërkesa të punëtorëve

Të hënën, disa anëtarë të kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës (SPJK),  janë takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku është diskutuar për shqetësimet e punëtoreve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, kryetari i SPJK-së, Bahri Jashari.

Sipas Jasharit, kërkesat janë dorëzuar në formë të shkruar, të cilat kërkesa janë përkrahur edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Kërkesat i kemi dorëzuar në formë të shkruar, këto kërkesa u përkrahën nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e sidomos kërkesa që administrata e gjykatave dhe prokurorive të kenë ligj të veçantë”, ka thënë Jashari.

I njëjti tha se kërkesat e tjera sipas zotimit të ministres Haxhiu, e njëjta do t’i paraqesë në mbledhje të Qeverisë.

Sipas Jasharit, kërkesat të cilat u dorëzuan në takimin e sotëm me ministren Haxhiu janë siç vijon:

-Të aprovohet Ligji i veçantë për Punëtorët e Administratës të Gjykatës dhe Prokurorive të Kosovës.

-Ky ligj pikënisje të ketë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.ref: AGJ.1583/20 rasti nr.K0203/19.

-Të aprovohet Ligji për Paga

-Me ligjin për paga punëtorët e sistemit të drejtësisë të kenë diferencë në koeficiente në vlerë prej 25% me zyrtarë tjerë.

-Të paguhet një shtesë në shumë prej 100 euro deri në aprovimin e Ligjit për Paga.

Shpërndaje në: