Anëtari i shoqërisë civile qorton VV-në: Palaço që bëjnë veç politika të cirkut

Anëtari i shoqërisë civile qorton VV-në: Palaço që bëjnë veç politika të cirkut

Analisti i mirënjohur dhe anëtari i Shoqërisë Civile, Petrit Zogaj, e ka quajtur “palaço” Valon Ramadanin e VV-së dhe po ashtu e ka quajtur “palaço” edhe Agim Bahtirin po nga kjo parti.

Një reagim të tillë, Zogaj e ka bërë pas premtimit qesharak nga ana e Ramadanit – ish këngëtar i muzikës tallava – për një konkurs bukurie “Miss Gjyshja” nëse merr pushtetin.

E gjithë kjo bëhet pasi kryeministri Kurti kishte deklararuar se problemet lokale kuptoheshin më mirë nga “gratë”.

Zogaj ka thënë që “e vetmja politikë” që i bie ndërmend VV-së është politika e “cirkut”.

Ai ka thënë se çështjet për të cilat duhet avokuar janë ajo e “shtëpisë së pleqve, kujdesit shëndetësor, ushqimit” dhe gjërave tjera elementare për kategorinë e të moshuarve, përcjell Periskopi.

Kujtojmë që Qeveria Kurti nuk iu vazhdoi shtesat e pensioneve prej 30 euro pensionistëve megjithëse pandemia ka prekur më së shumti këtë kategori.

Statusi:

Kur je palaco, e vetmja politike qe te bije ndermend eshte ajo e cirkut, e jo, ta zeme qe te merrsh me gjera te tilla si: shtepi te pleqve, kujdes shendetesor, te ushqimit e gjerave te tjera elementare per kete kategori. Ama jo, te thuhen e te behen keto eshte problem. Palacot nuk dijne me i be keto gjera. Agim Bahtiri s’eshte vetem, e as LV nuk eshte vetem me keta dy palaco, ka edhe tjere si keta.

Shpërndaje në: