‘Anfield’ sikurse ‘Fadil Vokrri’, planifikohet zgjerimi i stadiumit

‘Anfield’ sikurse ‘Fadil Vokrri’, planifikohet zgjerimi i stadiumit

Liverpool ka në planet e saj të zgjeroj kapacitetin e stadiumit ‘Anfield’ përtej 60 mijë ulëseve, shkruan Periskopi.

Sipas ‘Goal’, ata tani janë në gjendje të ndajnë ato plane që do të përfshijnë një rindërtim që do rrisë kapacitetin e ‘Anfield’ mbi 60 mijë ulëseve.

Plani i “Të Kuqve” është pranuar dhe suksesi në terren i klubit në sezonet e fundit vetëm e kanë argumentuar më shumë këtë plan.

Liverpool është duke kryesuar Premierligën me 34 pikë të grumbulluara, tetë më shumë se Leicester që pozicionohet në vendin e dytë. /Periskopi/

Shpërndaje në: