Angel Di Maria ka shkuar viral pasi ia futi nën këmbë topin Vinicius Jr në mënyrë të ‘gërrditshme’

Periskopi.com Sporti

Angel Di Maria dhuroi një prej futjen nën këmbë të topit më neveritëse në Vinicius Jr gjatë kualifikueses së Kupës së Botës të martën, mes Argjentinës dhe Brazilit.

Asnjë gol nuk u shënua gjatë kësaj ndeshjeje por pati shumë momente spektakolare individuale nga futbollistët e përfshirë në ‘Estadio San Juan del Bicentenario’.

Vinicius Jr ofroi lëvizjen e famshme ‘ylber’ për ta turpëruar Nahuel Molinan e Argjentinas në pjesën e dytë, transmeton Periskopi.

Sulmuesi brazilian, i cili ka qenë në formë të mirë për Real Madridin këtë sezon, e pësoi pastaj edhe vetë pasi e gjeti veten në anën e kundërt të një futjeje nën këmbë të Di Marias pak para përfundimit të pjesës së parë.

Di Maria mori topin në krahun e djathtë të fushës dhe mund ta shihte Viniciusin me bisht të syrit.

Ylli i PSG-së e ktheu topin prapa përmes Viniciusit duke përdorur pjesën e poshtme të këmbës së majtë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/