Angela Martini bëhet nënë për herë të parë, fëmija lind nga një nënë surrogate

Angela Martini bëhet nënë për herë të parë, fëmija lind nga një nënë surrogate

Angela Martini sot është bërë nënë për herë të parë. Modelja e njohur ka befasuar të gjithë rreth një orë më parë me këtë lajm.

Ajo është bërë nënë përmes një gruaje surrogate duke mos qenë vetë shtatzënë.

“”Biri ynë Kyree Martini Savulescu, zgjatim i dashurisë sonë u lind dje me datë 2 dhjetor në Dallas. Jemi shumë të lumtur të kemi një fëmijë me ndihmën e jashtëzakonshme të një surrogate. Ne gjithmonë do jemi mirënjohës për njeriun që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe lumturi. Mirë se vjen në botë, Kyree” – shprehet Angela!

Shpërndaje në: