Angela Martini dhuroi 30 mijë euro për Shqipërinë

Angela Martini dhuroi 30 mijë euro për Shqipërinë

Ndihmat nga personazhet e famshme publike për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit, siç duket nuk kanë të ndalur.

Këtë herë, modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, Angela Martini, bëri të ditur në rrjetet sociale shumën që e ka dhuruar për shqiptarët në Shqipëri.

Me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, ajo tregon se dhuroi plot 30 mijë euro dhe iu ka bërë thirrje të gjithë njerëzve për të vazhduar me ndihmat.

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje”.

“Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/”, ka shkruar Angela mes të tjerash në shkrimin e saj.

Për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet e fundit erdhi edhe ylli i njohur shqiptar, Bebe Rexha, e cila vendosi t’iu rindërtojë shtëpitë dy familjeve, Musa dhe Bushi.

E njëjta do qëndrojë vetëm këtë natë në Shqipëri dhe sot gjatë gjithë ditës vizitoi fshatrat e varfra në shtetin amë.

Shpërndaje në: